Lajme

Kusari-Lila: Nuk bëmë koalicion për pozita, por për zgjidhje të problemeve

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 17 May 2017

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se zgjidhja e problemeve të vendit ka qenë arsyeja kryesore e arritjes së koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se reforma e mirëfilltë ekonomike, reforma në administratën publike si dhe rendi e ligji kanë qenë pikat kyçe të programit me të cilat janë pajtuar Alternativa dhe LDK-ja.

Kusari-Lila ka thënë se janë bërë bashkë me LDK-në që si koalicion të dalin fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

-Advertisement-

Ajo ka treguar se arritja e kësaj marrëveshje ka të bëjë ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 qershorit e jo edhe për zgjedhjet lokale.

“Kemi biseduar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për ne si Alternativë ka qenë idealja që të dyja të jenë në një front të përbashkët në mënyrë që të ofrohet një program reformator në Kosovë. Megjithatë, secila parti i ka arsyet e veta, por Alternativa është pajtuar për shumë pika programore me LDK-në”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera