Lajme

Kusari – Lila: Le të jetë ky viti i mundësive të reja dhe viti që do të sjellë paqe në botë

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 31 December 2023

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve.

“Në orët e fundit të vitit 2023, nga zemra ju urojmë një fillim të mbarë të vitit të ri dhe një vit të përmbushur me plot dashuri, gëzime e suksese për ju dhe familjet tuaja! Le të jetë ky viti i mundësive të reja për të gjithë ne dhe viti që do të sjellë paqe në botë!”, kështu ka shkruar Kusari – Lila në një postim në Facebook.

Më tutje ajo ka falënderuar të gjithë ata që janë në krye të detyrës sonte dhe janë duke u kujdesur që ndërrimi i motmoteve të ketë rrjedhën e mbarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera