Lajme

Kusari-Lila kritika BE-së për mos liberalizim vizash, kërkon ndryshimin e ligjit për festat zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 09 May 2022

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se 9 Maji e gjen Kosovën duke pritur BE-në për liberalizim vizash.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se pavarësisht vështirësive, kosovarët ende kanë besim në BE-në për integrim të Kosovës.

Ajo ka thënë se deputetët sa më parë duhet të kenë pajtim të plotë për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare dhe të mbajmë ditë pune ditën e Evropës, ndoshta për të liruar simbolikisht pushimin që BE-ja ia bëri Kosovës në rrugën drejt saj deri më tani.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Duke pritur BE-në

9 Maji e gjen Evropën në mesin e një lufte në të cilën një shtet sovran i kontinentit të vjetër Ukraina, pa qenë ende anëtar i BE-së, mbron vlerat dhe kufijtë e BE-së ndaj një agresioni të paparë Rus që nga lufta e II-të botërore.

Në Kosovë, përkundër të gjitha vështirësive, Kosovarët mbesin me besimin më lartë në Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit, përkundër se jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim të vizave, përderisa besimi i popujve të shteteve fqinje, statuset e të cilave në procesin e integrimit janë shumë më të avancuara se ai i Kosovës, kanë besim shumë më të ultë në BE

Kosova shënon ditën e Evropës me ditë pushimi, sikur simbolika e pauzës të cilën të paktën deri tani, BE-ja e aplikoi ndaj progresit të Kosovës në proces të integrimit. Prej mbajtjes së liberalizimit të vizave e deri tek statusi i vendit kandidat i cili ende nuk ka as afat kohor.

Populli ynë e ka të mësuar shpresën në situatat kur ajo mbetet faktori kryesor për të besuar në ardhmen më të mirë.

Megjithatë, mbetet për Kosovën tani momenti kritik në mënyrë që të mbahet besimi në integrimin Evropian, t’i ipet Kosovës liberalizimi i shumë vonuar i vizave, Kosova të dorëzojë aplikimin dhe të ketë pranimin në Këshillin e Evropës, si dhe, Kosova të ketë qartësim të afatit për rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë. Është i domosdoshëm progresi në rrugën e integrimit, pasi progresi brenda Kosovës këtë vitin e fundit është shënuar dhe reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare.

Gjithashtu, për ne parlamentarët, sa më parë duhet të kemi dakordimin e plotë të ndryshojmë ligjin për festat zyrtare dhe të mbajmë ditë pune ditën e Evropës, ndoshta për të liruar simbolikisht pushimin që BE-ja ia bëri Kosovës në rrugën drejt saj deri më tani.

Gëzuar dita e Evropës, populli më Evropian i rajonit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera