Kusari-Lila komenton vendimet e Qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 29 June 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti.
Ajo thotë se kredibiliteti i shtetit po rritet si brenda ashtu edhe jashtë. “Ashtu siç duhej të ishte dhe ashtu siç e kemi obligim ta bëjmë”, shkruan Kusari-Lila.
Tutje ajo thotë se autoriteti i institucioneve të vendit po shtrihet dhe zgjerohet ashtu siç duhet në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.
Njoftimi i plotë:
Vendimet e sotme të Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ku:
1. Iu është mundësuar pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS prej datave 01.08.2022 deri më 30.09.2022, konfirmon përmbylljen e një periudhe të paligjshmërisë dhe pabarazisë mes qytetarëve të Republikës.
2. Është vendosur reciprociteti në mes të dy vendeve lidhur me dokumentet e identifikimit të qytetarëve të dy shteteve.
Kabineti qeveritar sot vendosi që çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Autoriteti i institucioneve të vendit po shtrihet dhe zgjerohet ashtu siç duhet në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.
Kredibiliteti i shtetit po rritet si brenda asbtu edhe jashtë, ashtu siç duhej të ishte dhe ashtu siç e kemi obligim ta bëjmë.
Kosovën vend të sigurt dhe të barabartë për të gjithë pa dallim!
Të tjera
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...