Kusari-Lila: Kemi konfirmim nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 02 April 2021
U.d. e kryesueses e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kjo parti e ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit presidente, raporton Zeri.info.
“Kemi konfirmimin që janë 80 deputetë që vullnetshëm do të marrin pjesë në votimin e presidentit. Përderisa ne nuk mund të dijmë saktë se çfarë do të ndodhë brenda orëve në vijim dhe a do të jenë të njëjtit që do të qëndrojnë prapa konfirmimit të tyre”, ka thënë ajo.
Në një konferencë për media, Kusari-Lila tha se në seancën, e cila do të mbahet në orën 15:00, do të kërkojnë që të kryhet në procedurë të përshpejtuar dhe të kalojë në dy lexime, në mënyrë që të kryhet brenda ditës së sotme, raporton Zeri.info.
Kusari-Lila tha se pastaj varësisht nga afati kohor do të procedohet edhe me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
“Kemi vënë kërkesën që seancën e parë të jashtëzakonshme e kemi sot me temën me pikën e vetme të rendit të ditës, amendamentin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, proces ky që do të kërkojmë të shkojë në procedurë të përshpejtuar, në dy lexime që do të ndodhin brenda ditës së sotme dhe pastaj varësisht nga afatet kohore do të procedojmë edhe me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës…Me vullnetin e deputetëve ne do të caktojmë edhe seancën tjetër të radhës për votimin e presidentit”, tha ajo.
Kusari-Lila po ashtu tha se në rastin më të keq të shkuarjes në zgjedhje, nuk është një vullnet i LVV-së, por që është e pashmangshme.
“Kemi nevojë për një proces zgjedhor në të cilin vullneti qytetar i Republikës së Kosovës nuk do të mohohet, pa marrë parasysh ku jetojnë ata. Dhe në rastin më të keq të zgjedhjes se presidentit, është e pashmangshme dhe nuk do të jetë vullnet yni, por është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale. Kjo është arsyeja që si Grup Parlamentar e kemi ndjerë përgjegjësinë që sado pak në këtë periudhë kohore të mund të përmirësojmë, i cili ka pasur disa mangësi, duke përshirë këtu edhe votat nga mërgata”, tha ajo.
Ndërsa, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 15:00, ku do të diskutohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë. /Zëri
Të tjera
-
Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së
Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se ...
-
Moti gjatë ditëve të ardhshme
Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie...
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...