Lajme

Kusari-Lila i reagon Brnabiqit: Kujtoje këtë ditë, ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 23 April 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Kusari-Lila i tha Brnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

-Advertisement-

Brnabiq duke shpërndarë disa fotografi nga vendvotimet në veri, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Brnabiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera