Lajme

Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 14 November 2024

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.

Kusari-Lila ka kërkuar hetim nga institucionet.

Postimi:

-Advertisement-

Sulmi ndaj dy fëmijëve dhe dy të rriturve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian ditë më parë në Ferizaj është tronditës dhe prekës për të gjithë ne. Ky akt i shëmtuar nuk është thjesht një sulm ndaj disa individëve, por një goditje e rëndë ndaj vlerave thelbësore të një shoqërie – vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe dinjitetit njerëzor.

Incidenti i fundit në Ferizaj është një kujtesë e dhimbshme se paragjykimet, racizmi dhe urrejtja etnike mund të shpërthejnë ende në forma të rrezikshme dhe çnjerëzore. Është e papranueshme të mendojmë se dikush ende gjykon dhe lëndon të tjerët për shkak të origjinës apo përkatësisë së tyre. Këta njerëz, të cilët janë pjesë e komunitetit tonë, kanë përjetuar frikë dhe dhimbje në vend që të ndihen të sigurt. Askush nuk duhet të jetojë me frikë për atë që është.

Të gjitha institucionet, qoftë në nivel lokal apo qendror, duhet të ndërmarrin hapa për çrrënjosjen e paragjykimeve, urrejtjes dhe dhunës, duke ndërmarrë gjithashtu veprime të thella për të mbrojtur komunitetet. Në rastin konkret, organet e rendit duhet të zhvillojnë një hetim të detajuar për të zbardhur plotësisht skenarin e errët prapa kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të shëmtuar. Çdo formë dhune dhe urrejtjeje duhet të ndëshkohet pa përjashtim.

Si politikbërës dhe si individë, kemi një rol të rëndësishëm për të ngritur vetëdijen, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të treguar kujdes për të gjithë ata që janë pranë nesh.

Le të punojmë për të ndërtuar një shoqëri ku diversiteti na bën më të fortë dhe më të bashkuar, jo më të ndarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera