Lajme

Kusari-Lila: 3 policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 17 June 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se s’ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

Kusari-Lila thotë se ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi actual në Serbi.

Ajo tutje ka thënë se tre policët kufitarë të rrëmbyer nga Kosova, tashmë janë të burgosur politik që po mbahen në Serbi.

-Advertisement-

“NUK ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Ekziston vetëm një agresor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me regjimin aktual të Serbisë. Tre policë kufitarë të rrëmbyer 🇽🇰 tani janë të burgosur politikë të mbajtur në Serbi”, ka shkruar Kusari-Lila./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera