Lajme

Kusari: Ka interesim të jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve për informacione lidhur me Klan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 18 July 2023

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se ka interes të madh nga ndërkombëtarët për rastin e Klan Kosovës, pas vendimit të ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të mediumit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se nuk është e zakonshme për organizatat e huaja, që merren me monitorimin e lirisë së mediave, kjo që po ndodh ndaj televizionit numër një në vend.

“Këto ditë të kaluara edhe në ditët në vijim jemi duke punuar shumë për Klanin në kuptimin se ka shumë interesim të jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve për informacione për Kosovën”.

-Advertisement-

“Kemi shkruar shumë letra shumë dokumente, kemi përkthyer shumë vendime që të kuptojnë se çfarë po ndodh. Në baza ditore është pa i marrë dy apo tri kërkesa prej komunitetit ndërkombëtarë në tërë botën po pyesin se çfarë po ndodh. Nuk është e zakonshme për organizatat që e monitorojnë lirinë e medias”, ka thënë Kusari.

Ajo ka deklaruar se sulmi ndaj Klan Kosovës mund të reflektohet në raportin e progresit pas dy vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera