Lajme

Kusari: Ajo çka po ndodh këto ditë, fushatë e orkestruar e VV-së për të dehumanizuar gazetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 25 July 2024

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka cilësuar si të frikshme e të rrezikshme fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka thënë se VV-ja ka tre ditë që përmes një fushate e cila, sipas saj, është e orkestruar, po tenton t’i dehumanizojë gazetarët në Kosovë.

“Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, përpara se të vritej me bombë, ishte dehumanizuar deri në atë masë sa që një vajzë rreth moshës 15-16 -jecare më pati thënë në Valletta derisa protestoja për drejtësi për Daphnen: ajo e ka meritu [vrasjen]. Ajo çfarë është duke ndodhë në vendin tonë këto tri ditë, është fushatë e orkestruar e Lëvizjes Vetëvendosje për të dehumanizuar gazetarët në Kosovë. E frikshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Ditëve të fundit, deputetë e zyrtarë të ndryshëm të partisë në pushtet, i kanë akuzuar dy mediat, Nacionale dhe Periskopi se po paguhen nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera