Lajme

Kurtit i shkon në takim ambasadori amerikan dhe zyrtarja e lartë e USAID-it

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 21 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID-it, ambasadoren Erin McKee, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet USAID-it dhe popullit të Kosovës.

Bashkë me McKee në takim tek Kurti ka qenë prezent edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Po ashtu McKee gjatë vizitës së saj në Kosovë gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me të parën e vendit, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera