Lajme

Kurti:Rritja e çmimit të energjisë, barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 19 January 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një konferencë për media bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Kurti në këtë konferencë tha se Rritja e çmimit të energjisë është barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari i Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Po të mos ishte vjedhur pamëshirshëm, gjendja me prodhim e me kapacitete do të ishte më ndryshe, e nuk do të kishte rënie të blloqeve. Nëse çmimi i energjisë do të rritej në mënyrë lineare, nuk do të ishim në këtë situatë, Pasi kjo nuk ka ndodhur, ZRRE ka dhënë zgjidhjen financiare. Çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera