Kulturë

Kurti viziton festivalin Hardh Fest

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 03 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në festivalin tashmë të njohur ndërkombëtarisht “Hardh Fest”, i cili po mbahet në Rahovec.

Ai fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.

Pas kësaj, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.

Kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

KEDS investon 350 mijë euro në Gurbardh të Malishevës

Të tjera