Lajme

Kurti vizitë Handikos-it: Nisma ligjore për personat me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 02 December 2022

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën e Resurseve për Persona me Aftësi te Kufizuara- HANDIKOS, ku është pritur nga kryetari i saj, Afrim Maliqi, e ku ka bashkëbiseduar me fëmijët e kësaj qendre të cilët shoqëroheshin nga prindër dhe përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara.

Qeveria e ka shpallur  2022-tën vit të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që nga ky vit çdo tjetër të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë.  Ai ka përmendur nismat ligjore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“Zyra e Kryeministrit, Qeveria e Republikës do ta ketë gjithmonë derën të hapur dhe linjën e hapur edhe për interesimin tuaj, por edhe për çdo thirrje me të cilën ju do të na drejtoheni për problemet të cilat i keni, qofshin ato të përgjithshme apo të veçanta”, tha kryeministri Kurti, njofton ekzekutivi.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti gjatë takimit ka shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta që ishin të pranishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera