Lajme

Kurti: Vendet tona nuk i bën bashkë thjesht interesi por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 20 June 2022

Ka përfunduar mbledhja mes dy qeverive, e nënshkrimi i 19 marrëveshjeve mes të dy vendeve.

Pas nënshkrimit, të dy kryeministrat po mbajnë një konferencë për media, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se se kjo është mbledhja e 3-të në më pak se një vit.

“Kjo është mbledhja e 3-të në më pak se një vit. U pajtuam për 19 marrëveshje të reja”, tha Kurti.

-Advertisement-

“Vendet tona nuk i bën bashkë thjeshtë interesi, po është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Aq sa na lidh gjuha dhe kombi duhet të jemi bash0ëk në aspektin institucional. Kosova dhe Shqipëria kanë tashmë një trend shumë pozitiv të shkëmbimit tregtar”, shtoi ai.

Sipas tij, projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë do të lidhë si asnjëherë më parë dy vendet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera