Lajme

Kurti: Ushtria është fitore e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 14 December 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se votimi i Ushtrisë së Kosovës është fitore për secilin njeri që ka vuajtur dhe ka sakrifikuar për shtetin.

 

Për Kurtin më meritorët për këtë ditë janë martirët dhe dëshmorët, të cilët kanë dhënë jetën për liri, trasnmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

Kurti, ka thënë se mbi 70 amendamente të projektligjeve janë të grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

 

“Me këto tri ligje të reja në Republikën e Kosovës janë bërë dy hapa të mëdhenj përpara. Së pari, Kosova ka fituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe së dyti është avancuar progresivisht Forca e Sigurisë së Kosovës drejt ushtrisë së shtetit drejt Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. është e domosdoshme që në ditët, javët, muajt e vitet në vijim këtë avancim formal e juridik ta përcjellim gjithashtu edhe më përkushtim buxhetor në mënyrë që ta ngrisim edhe kapacitetin vetëmbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, njëkohësisht edhe sasinë e cilësinë .. në mënyrë që t’i rrisim aftësitë për mbrojtjen e vendit tonë e shtetit tonë. Në veçanti dy amendamente ishin tejet të rëndësishme, amendamenti 7 dhe 42. Amendamenti 7 e fuste fjalën sovranitet në ligjin e ri, ndërkaq amendamenti 42 e hiqte kufizimin për 5 mijë pjesëtarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.

 

Kreu i Vetëvendosjes  ka folur edhe për kërcënimet e shtetit serb.

 

Kurti, vazhdoi duke thënë se nëse sillemi në mënyrë tejet bujare me Serbinë ajo nuk mbledh mend

 

“Kërcënimet e Serbisë janë mënyra e saj dhe unë jam i bindur që përvoja na ka mësuar se nëse sillemi but, nëse sillemi në mënyrë tejet bujare me Serbinë ajo nuk mbledh mend. Përkundrazi, e konsideron këtë si dobësi tonën. Unë nuk them që ne t’ia kthejmë Serbisë me gjuhën e urrejtjes sikurse bënë ajo me neve, por ne duhet të jemi me integritet, me dinjitet dhe ta konfirmojmë pavarësinë e shtetit tonë dhe ta zmbrapsim çdo ndërhyrje hegjemonike e shoveniste të saj”, tha Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera