Kurti uron Shtetet te Bashkuara të Amerikës
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 04 July 2017
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar popullin amerikan për ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka kujtuar presidentët Xhorxh Uashington, Uillson, Klinton dhe Bushin e ri, dy të fundit që sipas Kurtit ndihmuan betejën për çlirim e pavarësi të shqiptarëve në Kosovë, transmeton Infokusi.com
Postimin e plotë të Kuritit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Sot shënohet dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, andaj dëshiroj t’ia uroj popullit mik amerikan festën e tyre kombëtare.
Në 4 Korrik përkujtohet pavarësimi i amerikanëve prej sundimit kolonial e imperial, pavarësim që u arrit përmes luftës për liri dhe sakrificave e idealeve të shumë njerëzve me në krye Xhorxh Uashingtonin.
Pavarësimi i ShBA ndryshoi politikën globale dhe ishte hap i rëndësishëm i historisë botërore në dy aspekte, së pari në betejën anti-koloniale, ku perandorisë iu kundërvu pavarësia, së dyti në betejën për demokraci, ku monarkisë iu kundërvu republika.
Si e tillë pavarësia e ShBA ka shërbyer si frymëzim për lëvizjet anti-koloniale e republikane kudo në botë.
Me presidentin Uillson i cili artikuloi doktrinën për vetëvendosjen e popujve, në fillim të shekullit XX, ShBA vendosi t’i shtrijë universalisht vlerat e pavarësisë e të demokracisë. Ishte Uillsoni ai që e bëri të qartë se ShBA nuk do t’i njihte traktatet e fshehta, me të cilët shtetet e fuqishme copëtonin popujt e vegjël, duke shpëtuar kështu ekzistencën e Shqipërisë.
E mbi të njëjtin parim, presidenti Klinton e më pas presidenti Bush i riu, ndihmuan betejën për çlirim e pavarësi të shqiptarëve në Kosovë.
Në këtë ditë, duke pohuar nevojën për zgjerim e thellim të partneriterit të Kosovës dhe shqiptarëve me ShBA, ne pohojmë përkushtimin tonë tek vlerat e pavarësisë, republikanizmit, demokracisë dhe të drejtës për vetëvendosje për popullin tonë e gjithë popujt e tjerë.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...