Lajme

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë tha se Kosova feston me arritjet e tyre historike.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera