Kurti uron për më shumë barazi, drejtësi e solidaritet për 2018-ën
Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 31 December 2017
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për fetën e Vitit të Ri. Ka thënë se shpreson se në vitin e ardhshëm do të ketë më shumë barazi, drejtësi e solidaritet.
Por, ka thënë se gjithë këto nuk arrihen me urata, por duhet punë për t’i arritur këto objektiva.
“Të dashur miq e mbështetës, sot siç e kërkon rasti dëshiroj t’jua uroj dhe unë Vitin e Ri. Qoftë 2018 një vit me më shumë fat e mirësi për ju, kudo që jeni të angazhuar, në punë, në studime, në familje, apo në kërkimin e tyre!
Qoftë e sotmja një mbrëmje çlodhëse dhe gazmore pranë të afërmve tuaj!”, ka shkruar Kurti në urim.Kurti është liruar nga paraburgimi për Vitin e Ri ku po gjykohet se hodhi gazin lotsjellës në Parlament për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.Ai ka kërkuar të punohet më shumë që vitin tjetër t’u vihet fund punëve të këqija.
“Do të kisha dashur t’ju uroja që viti i ardhshëm të ketë më pak padrejtësi për ne, më pak varfëri, më pak ndrydhje, shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet të cilat i marrim për shembull.
Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme të të gjithëve ne.Puna për barazinë gjinore fillon në familje, puna për solidaritetin shoqëror dhe ekonomik fillon në lagje, puna për zhvillim institucional e demokraci fillon në qytetin ku jeton secili prej nesh.
Duhet një angazhim i pandalshëm, e jo vetëm kur ka fushatë.Sa më të mëdhaja të jenë përmasat e këtij angazhimi, aq më shpejt do të përparojë shoqëria e kombi jonë. Le të shpresojmë pra se 2018 do të jetë vit i angazhimit e i punës së mirë, që t’i vëmë më në fund fre punëve të këqija. Edhe një herë ju uroj pushim e festë të mbarë, dhe gëzuar Vitin e Ri 2018”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...