Lajme

Kurti uron 7 Marsin, viziton familjen e mësueses së tij të parë

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 07 March 2024

Kryeministri, Albin Kurti i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për nder të 7 Marsit.

Ai tha se në këtë ditë vizitoi familjes Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva.

“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, u shpreh kështu Kurti në Facebook, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ai ndau fjalë miradije për mësuesen e tij të parë dhe se sa punë të zellshme kishte bërë ajo.

“Mësuesja Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë: sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme. Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time”.

“Jeta e saj ka qenë e vështirë. Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas. Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese”.

Kurti tregoi edhe çfarë i dhuroi vajzës së mësueses së tij.

“Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra”.

“Falënderoj familjen Dobruna për mikpritjen e përzemërt në Ditën e Mësueses”.

“Urime të gjithë mësimdhënësve 7 Marsi!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera