Lajme

Kurti: Unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 27 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten është kthyer nga vizita e tij në SHBA dhe Zvicër, shkruan Gazeta Infokus.

Pas kthimit të tij, Kurti ka folur për media për vizitën e tij.

Kurti tha se Këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan e ka takuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Ai tha se Sullivan është një person mjaft i informuar për sigurinë në rajon dhe takimi me të ka qenë i një rëndësie të veçantë.

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan që është pikërisht takim në funksion të qëllimit tim tjetër përveç investimeve në Kosovë e ajo është siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur katër figura të jashtëzakonshme politike në SHBA, presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Gjeneralin Clark dhe zëdhënësin James Rubin por prapa tyre ka qenë Këshilltari për Siguri Kombëtare Sandy Berger e tash në vend të tij e kemi këshilltarin Jake Sullivan i cili është një person shumë i informuar dhe i mprehtë dhe takimi me të ishte i një rëndësi tejet të veçantë ”, ka thënë i pari i ekzekutivit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera