Lajme

Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 11 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për hapjen e “arkivave të UÇK-së”.

Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur dhe e ka cilësuar atë si ushtrinë më transparente që ka njohur ndonjëherë rajoni.

“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë Fejton. UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur, jo vetëm rajoni ynë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çka është dokument i ushtrisë tonë çlirimtare është arkivë e Kosovës që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK’un, Tribunalin e Hagës, EULEX’in dhe për publikun e gjerë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

“Serbia dëshiron të aludoj që ju keni gjëra që i fshihni dhe s’është e vërtetë dhe me këtë ofenzivë të saj ajo dëshiron të mos mbrohet me faktin se ajo nuk i ka hapur arkivat”, vazhdoi kryeministri.

Kurti ka folur edhe për deklaratat e Besnik Bislimit, duke e mbrojtur veprimin e zëvendësit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Besnik Bislimit, unë besoj se ai e ka thënë të vërtetën dhe më pas e ka sqaruar atë, mirëpo duhet ta kuptoni që Qeveria e Kosovës ekziston për ta kënaqur qytetarin dhe jo opozitën”, tha ndër të tjerash kryeministri Albin Kurti në ATV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera