Lajme

Kurti u uron suksese sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 26 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vizituar sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u ka uruar të gjithëve suksese.

“Sportistët të cilët i takova para disa ditëve në Prishtinë, sonte parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë. Nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut”.

-Advertisement-

“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”,ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera