Lajme

Kurti tregon se kur mund të rifillojë dialogu me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 21 May 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i gatshëm për fillimin e dialogut me Serbinë.

Por sipas tij se procesi i rifillimi të diaologut varët nga Brukseli, shkruan Gazeta inFokus.

“Jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së. Natyrisht që ai tash është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur mirë. Jemi gati, kemi përvojë dhe do ta përfaqësojmë Republikën tonë ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe ligji. Pra, varet nga Brukseli, kalendari i dialogut”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ndërsa i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte deklaruar se për procesin e rifillimi të dialogut janë të gatshme të gjitha palët.
Mirëpo sipas tij po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera