Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri

Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 28 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtroj trysni mbi Beogradin sepse këtë gjuhë e njeh më së miri.
Në një intervistë për Top Channel, ai ka shtuar se Serbia nuk është shtet demokratik dhe se pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vetë, njofton Klan Kosova.
“Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri”.
“Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysu mbi popullin e vetë. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”.
Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate.
“Është e domosdoshme kjo për shkak se autokratët, bujarinë e kuptojnë si frikë apo dobësi të palës tjetër”.
“Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më”.

Të tjera
-
Kosova krah aleatëve, FSK në aksion në “Golden Sabre 25”!
Forca e Sigurisë së Kosovës mori sot pjesë në ushtrimin s...
-
Vëllezërit Stanaj dhe 13 të tjerë dyshohet se i shkaktuan Malit të Zi dëm mbi 18 milionë euro
Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rok...
-
Policia e Kosovës ndan pamje nga super-ushtrimi “Shpata e Artë 2025”
Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga ushtrimi i për...
-
Abdixhiku pret përfaqësuesit e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA: Kosova ka nevojë për dorën e miqësisë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur përfaqës...
-
Zemaj godet VV-në: Paradite të shajnë e në mesditë fillojnë me të marrë me të mirë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka folur për gjuhën e...
-
Janina Ymeri dorëzon ankesë në ACER dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për dyshime për manipulim tregu në sektorin e energjisë
Janina Ymeri, inxhinierja dhe ekspertja e ekonomisë nga LDK, ka dorëzuar një ...
-
“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave: Është detyrim ligjor
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve të Ko...
-
Afro 300 mijë të huaj morën shtetësinë gjermane vitin e kaluar – kryeson kjo kombësi
Vitin e kaluar, numri i të huajve që fituan shtetësinë gjermane në Gjermani a...
-
Sul*mi në shkollë në Graz, Kurti shpreh ngushëllime
Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave t...
-
Vajza nga Kosova në mesin e viktimave në Austri, kryetari i Vitisë i shpreh ngushëllime familjes Bajrami
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami pë...
-
Aplikimi për provimin e maturës vazhdon deri të enjten
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ap...
-
“Me zemër të thyer …”, familjarët dalin me njoftim për vde*kjen e vajzës nga Kosova në sul*min me arm*ë në Austri
Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me...