Lajme

Kurti themelon Komisionin Shtetëror për Epopenë e UÇK’së, anëtar e bënë edhe Hekuran Muratin që ofendonte veteranët dhe lartësonte mercenarët

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 29 February 2024

“Këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë më na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt”. Kështu kishte shkruar Hekuran Murati për ish ushtarët e UÇK-së, para se të bëhej ministër në qeverinë Kurti. Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Muratin si pjesë të Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, që mbahet më 5, 6 dhe 7 mars.

Në vendimin e kryeministrit Kurti janë edhe emrat e disa ministrave të tjërë, si ai i Harulla Çekut, Albulena Haxhiut, Elbert Krasniqit, etj.

Për shënimin e Epopesë se UÇK-së, Qeveria nuk e përfshiu në Keshill Organizativ askënd nga Komuna e Skenderajt, ku është zemra e kësaj epopeje. Për këtë ka pasur reagime të kësaj komune gjatë ditës së sotme.

-Advertisement-

Komuna e Skenderajt ka dalë me një reagim publik, duke bërë të ditur se janë përjashtuar nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së që mbahet me 5, 6 dhe 7 mars.

Sipas Komunës së Skenderajt është hera e parë që kjo po ndodh nga niveli qendror. Aty theksohet se vitet e kaluara ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet pushteteve për ta organizuar sa më mirë Epopenë.

“Me keqardhje njoftojmë qytetarët dhe opinionin publik se është hera e parë që Komuna e Skenderajt përjashtohet nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars, me aktivitete të ndryshme në Prekaz dhe në qytetin e Skenderajt, pra në territorin administrativ të komunës së Skenderajt. Komuna e Skenderajt gjithmonë ka qenë pjesë e organizimit të Epopesë dhe me punë, angazhim e përgjegjësi të lartë ka kryer detyrat e saj për mbarëvajtjen sa më të mirë gjatë gjithë viteve të kaluara, duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha qeveritë qendrore nën patronatin e të cilave organizohet ky shënim. Epopeja e UÇK-së është ndër ngjarjet më madhështore e cila gjithmonë dhe çdoherë ka personifikuar unitetin, afrimin dhe mirëkuptimin e të gjithë shqiptarëve dhe asesi përqarjen e përjashtimin”, thuhet ne reagim.

Murati, i cili tani është bërë anëtar, në statusin e tij tërhiqte një paralele mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mercenarët, ku thoshte se “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë më na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Ai asokohe thoshte se po të angazhoheshin në luftën e fundit mercenarë me pagesë 2 mijë euro për tre muaj, ata do të kushtonin veç 120 milionë euro.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë më lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsej. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thanë”, pati shkruar Murati.

Por, pas rikthimit të këtij statusi në vëmendje, Murati ka marrë masa duke e fshirë postimin.

Kjo vërehet në llogarinë e tij, pasi në bazë të një fotografie të shpërndarë, postimi për veteranët është bërë më 1 tetor 2016, ndërsa dy postimet mes kësaj date janë “Beep for the sheep” me datë 28 shtator 2016 dhe tjetri që kishte të bëjë me Projektligjin për Trepçën e që mban datën 8 tetor 2016.

Rreth shkrimit të 2016-ës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ende nuk është deklaruar. /Demokracia.com/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera