Lajme

Kurti: Thaçi mori Haradinajn me qira

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 25 May 2018
 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tryezën “Zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën”, ia ka numëruar në nga një vendimet sipas tij, të kundërligjshme që ka marrë deri më tani kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Falja e borxheve për prodhuesit e ujërave, Demarkacioni, rasti Rikallo, kidnapimi i qytetarëve turq e shumë çështje tjera sipas Kurtit janë ndërmarrë nga kjo Qeveri por që Haradinaj thotë se nuk din asgjë, shkruan Infokusi.
Për kreun e Vetëvendosjes Haradinaj është një vegël për realizimin e qëllimeve të Presidentit, Hashim Thaçi. “Ky është një kryeministër të cilin Presidenti Thaçi e ka marr me qira”, ka thënë Kurti./Infokusi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera