Lajme

Kurti: Teuta Rugova është peng i shtetit të kapur

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 04 September 2018

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova është shtet I kapur ndërsa peng i saj është Teuta Rugova.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar Kurti në facebook.

-Advertisement-

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova të martën doli kundër partisë së saj duke mundësuar kuorumin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të ftuar nga Qeveria për të votuar ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

E ky veprim i Rugovës u prit me kritika nga bashkëpartiakët e saj.

Rugova ngjashëm kishte vepruar edhe muaj më parë duke formuar kourimin për formimin e qeverisë Haradinaj./inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera