Lajme

Kurti telefonohet nga i dërguari special i Britanisë, flasin për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 16 August 2022

Përveç takimit që ka pasur sot me ambasadorët e QUINT-it, kryeministri Kurti ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin, Sir Stuart Peach.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se kjo bisedë e tij me Peach ishte fort e rëndësishme para takimit që ai do të ketë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ka ritheksuar nevojën e një marrëveshjeje finale me njohje reciproke në qendër.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kurtit në Tëitter:

Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera