Lajme

Kurti takon zëvendëskryeministrin e Letonisë, diskutuan për zhvillimet në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 12 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin e Letonisë, Artis Pabrikis, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter“, ku tha se u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë.

“Diskutuam pushtimin rus të Ukrainës dhe implikimet e sigurisë për të gjithë Evropën me zëvendëskryeministrin e Letonisë Artis Pabriks. E falënderova për kontributin e Letonisë në KFOR dhe mbështetjen për agjendën tonë të integrimit në BE”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera