Kurti takon sipërmarrës edhe në Zvicër, ia çfarë u tregon shefave të “PayPal”-it
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 23 May 2022
Kryeministrit Kurtit duket se po i pëlqejnë takimet me sipermarrës të huaj. Edhe pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Ameriës, takimet e tij në Davos të Zvicres, në Forumin Ekonomik, po vazhdojnë të jenë të natyrës sipermarrëse.
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se ai i ka takuar udhëheqësit e “Paypal”, platformë përmes së cilës bëhen transfere dhe pagesa online.
Ky takim, siç shkruan ZKM-ja, u bë “në margjina” të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos të Zvicres përvjet.
“Indikatorët pozitivë ekonomikë, rritja ekonomike impresive dyshifrore, si dhe potenciali që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit, u theksuan nga Kryeministri Kurti në takimin me Richard Nash, Zëvendës President i PayPal dhe drejtues i Grupit për Marrëdhënie Globale me qeveri, dhe me Franz Paasche, Zëvendës President i Lartë i PayPal dhe Drejtor i Çështjeve Korporative”, thotë njoftimi i Kryeministrisë, transmeton Gazeta Express.
Kosova nuk është pjesë e platformës së PayPal, ndërsa ZKM-ja njofton se Kryeministri Kurti u ka treguar disa prej “faktorëve të rëndësishëm e të dobishëm”, të përfshirjes së shtetit që përfaqëson, në këtë platformë.
“Kryeministri theksoi shkallën e lartë të përdorimit të internetit në Kosovë, rritjen e nivelit të shfrytëzimit të tregtisë elektronike e-commerce dhe blerjeve online, si dhe dërgimin e remitencave nga mërgata, si faktorë të rëndësishëm e të dobishëm që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë”.
ZKM-ja paralajmëron se kryeministri Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, do të “takohet edhe me përfaqësues të tjerë të ndërmarrjeve e liderë politikë, si dhe do të zhvillojë takime me mërgatën atje”.
Po ashtu, njofton Zyra e tij, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror.
Të tjera
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...
-
Kryegjyshi i bektashive emëron ambasadorin e parë për “shtetin e ri” në Shqipëri
Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, ...
-
Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë
Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me ...
-
Pamje të tmerrshme të aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë, ku mbetën tre persona të lënduar
Një aksident i rënëdë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, e ku si pa...
-
Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !
Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ...
-
“Albini i ka thanë Dardan Molliqajt që Shpendi është spiun i Amerikës”, detaje se çka u fol para se VV të ndahet
Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeminist...
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...