Lajme

Kurti takon Petrovcin pas trajtimit mjekësor që mori në Prishtinë e Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 05 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuaraktorin kosovar, Enver Petrovci.

Kurti njoftoi se ky takim vjen pasi Petrovci, kishte marrë trajtim mjekësor në spitalet e Prishtinës dhe të Stambollit.

Ai tha se “në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci, kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës”.

-Advertisement-

“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për teatrin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, shkroi Kurti në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera