Lajme

Kurti takon ministrin gjerman të Bujqësisë, tregon për se si u takuan para katër viteve

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 19 February 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar ministrin federal gjerman të Bujqësisë, Cem Oezdemir, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter“, i pari i ekzekutivit ka njoftuar për opinionin publik se me Ozdemir ishin takuar në një simpozium në Greqi si opozitarë dhe pas katër vjetëve janë takuar sërish tani të dy në pushtet.

“Për herë të parë takova Cem Ozdemir në një simpozium në Greqi si dy deputetë opozitarë. Katër vjet më vonë të dy në pushtet, ne u takuam sërish dhe biseduam për agjendën tonë progresive. Diskutuam rëndësinë e bujqësisë në ekonominë tonë, ambientin dhe punësimin”, ka shkruar kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot është dita e dytë e pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë.

Në Mynih ka udhëtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu dje pati disa takime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera