Lajme

Kurti takon kongresisten Maloney, i kërkon kushtëzimin e qasjes së Serbisë në fondet e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 20 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kongresisten amerikane Carolyn Maloney, me të cilën ka folur për punën e tij qeverisëse, reformat e nisura në drejtësi dhe sundim të ligjit, si dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

“Përmirësimi i indikatorëve të demokracisë në njërën anë dhe qeverisja e mirë e luftimi i krimit dhe korrupsionit në anën tjetër, janë themeli i një rritje të qëndrueshme ekonomike që i duhet vendit”, ka thënë Kurti në takim, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

Ai tha se Qeveria e tij është e angazhuar për përparim në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke thënë se këtë vit Kosova u ngrit për 17 vende, sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

-Advertisement-

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

“Qeveria e Kosovës angazhohet dhe është e vendosur që kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, me Maloney, e cila është njëherësh kryesuese e Komitetit për Mbikëqyrje dhe Reforma, u diskutua edhe për invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë dhe rreziku që paraqet për destabilizimin e rajonit, marrë parasysh lidhjet e afërta të Rusisë me Serbinë, e cila për dallim nga Republika e Kosovës, nuk është rreshtuar me botën demokratike në dënimin dhe sanksionimin e agresorit.

Kryeministri tha se qasja e Serbisë te fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të kushtëzohet me dënimin e plotë të invazionit rus dhe sanksionimin e luftës ilegale të Rusisë në Ukrainë.

Kongresistja Maloney e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës, që u rreshtuan përkrah ShBA-së dhe BE-së lidhur me invazionin rus në Ukrainë dhe për ndihmën e ofruar refugjatëve afganë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera