Lajme

Kurti takon deputetët e rinjë të partisë së tij, ja për çka flasin

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 03 December 2019

Albin Kurti, të martën ka mbajtur mbledhjen e parë të Grupit të rinjë Parlamentar të LVV-së.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Siç thuhet në njoftim pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte procesi negociator për krijimin e qeverisë, ku Kurti i ka njoftuar deputetët lidhur me koalicionin e ri.

-Advertisement-

“Nën kryesimin e kryetarit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte edhe procesi negociator për krijimin e qeverisë, me ç’rast kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.
3 dhjetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera