Lajme

Kurti takon Bordin e Drejtorëve të KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 October 2022

Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mirëpriti Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore. Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi Kurtin rreth masave dhe përgatitjeve që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

-Advertisement-

Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve. Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera