Lajme

Kurti takon Bajrën, i ofron mbështetje për Fondin e Kursimeve Pensionale

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 18 November 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajrën.

Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kurtin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale, raporton Klan Kosova.

Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

-Advertisement-

Kurti e përgëzoi Bajrën për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera