Kurti takoi senatorët amerikanë, i falënderoi për solidaritetin e treguar pas sulmit të 24 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 13 October 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Ëelch.
Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti falënderoi dy senatorët për vizitën e tyre, të cilët po shoqëroheshin nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe për solidaritetin e treguar me vendin dhe popullin tonë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, si dhe për mbështetjen e gjatë dhe të vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Ai nënvizoi dëshmitë e mbledhura deri më tani të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmit paramilitar të së dielës së 24 shtatorit, në mëngjesin e hershëm të së cilës ra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë së Kosovës dhe Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe provat që dëshmojnë së sulmi ishte pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në deklarimin për media pas takimit, në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë,
“Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë dhe qëllimin e saj të ekspozuar për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Që dialogu të ketë gjasa për ndonjë sukses, krahas sanksioneve ndaj Serbisë, shtoi kryeministri, është jashtëzakonisht e rëndësishme që qasja të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj, dhe që Serbia të zbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetit të saj territorial”, është shprehur ai.
Ndërkaq, senatorja Shaheen e vlerësoi si pozitive rritjen e numrin të trupave të KFOR-it dhe si të rëndësishëm në mbrojtën e kufijve të Kosovës.
“Senatorët falënderuan kryeministrin Kurti për bisedën konstruktive. Siç tha edhe në deklarimin për media pas takimit senatorja Shaheen, ata kishin plane që të vizitonin rajonin dhe kur dëgjuan për sulmin në Bansjkë të Zveçanit deshën që të vinin edhe në Kosovë për të shprehur ngushëllimet e tyre familjes së policit të vrarë. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që ata të cilët ishin përgjegjës për sulmin të japin llogari para ligjit dhe se Serbia duhet të bashkëpunojnë në hetimet që po zhvillohen”.
“Senatorja Shaheen e vlerësoi si pozitive rritjen e numrin të trupave të KFOR-it dhe si të rëndësishëm në mbrojtën e kufijve të Kosovës. Ndër të tjerash, ajo tha se modeli dhe mbështetja e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndajnë po ato vlera”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...