Lajme

Kurti takoi profesorin e Universitetit të Iowa-s, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 09 Korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr.Curtis Youngs.

U theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

-Advertisement-

U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.​

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy