Lajme

Kurti takoi presidentin e Kroacisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 16 June 2023

Në Strugë të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, të cilët biseduan për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Sipas një njoftimi për media, Kurti gjersa po merr pjesë në Forumin e Prespës ka biseduar me presidentin Milanoviç edhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre.

“Kryeministri Kurti falënderoi presidentin Milanoviç për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë shtetit të Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale, dhe për mbështetjen e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se u fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës.

“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera