Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 28 September 2024
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, takoi artistë e profesionistë të rinj të diasporës që jetojnë e veprojnë në New York.
Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit Kurti e ka theksuar rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore.
‘’Në këtë takim e bashkëbisedim të përzemërt, që u mbajt në hapësirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj, kryeministri Kurti duke i cilësuar ata si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Republika e Kosovës, theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, arritjet e të cilëve na bëjnë krenarë dhe suksesi i tyre shërben si frymëzim për brezat e përkushtuar në të gjitha sferat qoftë teknologji, arsim, biznes e art’’, thuhet në komunikatë..
Tutje, Kurti ka deklaruar se Kosova ka një rini me potencial të jashtëzakonshëm, derisa ka shtuar se Qeveria e tij do të vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues.
‘’Në bashkëbisedim e sipër, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e vazhdueshëm për integrimin e kulturës në fusha të tjera të politikbërjes, duke përfshirë edukimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se kemi rininë me një potencial të jashtëzakonshëm krijues dhe Qeveria jonë do vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues, ashtu që Kosova jonë të jetë vend i mundësive e zhvillimit të talentit, si promovues më i mirë i vendit në botë’’, thuhet në vazhdim të komunikatës.
Me falënderime të posaçme për kontributin dhe pasionin në fushat e tyre profesionale, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen, teksa u ka thënë se Kosova gjithmonë i mirëpret.
Të tjera
-
PAMJE/ Momenti kur Ilir Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën brenda furgonit të policisë
Ky është momenti kur Ilir Meta lë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiran...
-
Geci në Speciale ironizon me Selimin: Rexha ka harruar që Gecët janë të parët që kanë luftuar në Prekaz
Fadil Geci, dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së ka kon...
-
O’Brien mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin, Hovenier paralajmëron bisedime për “çështje kyçe bilaterale”
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike,...
-
Muriqi: Jam i lumtur që u ktheva me gol, herët të flitet për Evropë
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi është kthyer në mënyrën më të mirë...
-
Kurti: Niveli i papunësisë te gratë ka rënë në 10.7%, nga “Superpuna” 51% e të punësuarve ishin vajza
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të zyrës së kryeministrit ka prezantuar...
-
Bashkë me Metën, urdhër arrest nga SPAK edhe për babanë e deputetes së njohur
Ilir Meta është vënë ditën e sotme në pranga me urdhër të SPAK. Po ashtu...
-
“Unë frikë burgun…?” – Çfarë deklaronte Ilir Meta 5 muaj më parë kur u pyet për ‘masë sigurie ndaj tij’?
Pesë muaj më parë, më 9 maj të këtij viti, Ilir Meta deklaroi në studion e De...
-
Petkoviq para takimit në Bruksel: Pa Asociacion nuk ka as normalizim të marrëdhënieve
Homologu serb i Besnik Bislimit, Petar Petkoviq, para takimit në nivel kryene...
-
Dëshmitari i prokurorisë në Gjykatën Speciale, Fadil Geci, fillon dëshminë
Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, e ka filluar dëshminë kundër ish-krerëve të ...
-
Del video e arrestimit të Ilir Metës, shoferi i ish-Presidentit i bëri rezistencë Policisë
Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë nga policia me urdhër të SPAK. Top ...
-
Me shoqe e shokë të dehur shkuan në villë, detaje nga rasti i dhụnimit të 19-vjeçares nga Gjilani
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka ma...
-
I rrethuar nga agjentët e BKH-së, momenti i arrestimit të Ilir Metës
Mediat në Shqipëri po raporojnë se është arretuar nga një aksion i SPAK-ut, i...