Lajme

Kurti takohet me Vincenzo Paglian dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 07 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarin e Akademisë Papnore për Jetën dhe kancelarin e Institutit “Gjon Pali II”, Vincenzo Paglia dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë, Mario Giro.

Sipas njoftimit të ZKM-së, në këtë takim është diskutuar për “fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore”.

“U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Image preview
Image preview

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

Prishtinë, 7 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera