Lajme

Kurti takohet me studentë dhe shoqata shqiptare në Shtutgart

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 15 November 2022

Ditën e parë të qëndrimit në Shtutgart, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e përmbylli me një takim me studentë dhe anëtarë të shoqatave shqiptare që veprojnë në Baden-Württemberg.

Nga zura e kryeministrit njoftojnë se me ta bisedoi hapur për progresin e shënuar, punën e qeverisë, sfidat e kohës dhe të ardhmen, si dhe për rolin e mërgatës në zhvillimin e gjithëmbarshëm në vend.

Kreu i ekzekutivit kosovar i falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe interesimin e vazhdueshëm për vendin dhe format se si mund të kontribuojnë për të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera