Kurti takohet me përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 01 April 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 42-vjetorin e demonstratave të 1 dhe 2 prillit priti sot në takim kryetarin e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Shefki Sadiku, së bashku me Binak Ulaj, ish-kryetar i Shoqatës, Xhemajl Pllana, sekretar i Shoqatës, Hydajet Hyseni, anëtar i kryesisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Meriman Braha, ish-sekretar.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri Kurti dhe përfaqësuesit e Shoqatës kthyen në kujtesë organizimin e demonstratave të vitin 1981, ballafaqimin me regjimin Jugosllav dhe kthesën historike që populli ynë kishte bërë në atë vit.
U diskutua për sfidat dhe kërkesat e Shoqatës, për format e mundshme të mbështetjes për funksionalizimin dhe fuqizimin e saj si dhe për kujdesin dhe përgjegjësinë institucionale për ruajtjen e memories kolektive përmes themelimit të institutit për ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë.
Demonstratat e 1 dhe 2 prillit janë demonstratat më masive të vitit 1981. Atyre u parapriu protesta në mensë e studentëve me 4 mars dhe pastaj demonstratat me 11 dhe 26 mars 1981. Te blini i famshëm, para Ministrisë së Kulturës sot, ishte duke folur në megafon Hydajet Hyseni, i cili po i afrohej katër viteve ilegalitet atëbotë, e bashkë me të aty edhe Kadri Batusha, Ahmet Bllaca dhe Remzije Limani.
Ish të burgosurit politikë evokuan edhe kujtimin për Jakup Krasniqin i cili më 1 prill 1981 ishte po ashtu në mesin organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratës, kurse tash e 29 muaj po mbahet në paraburgim në burgun e Hagës.
Nga demonstratat e vitit 1981, u vranë 9 demonstrues, 15 persona mbetën të plagosur, qindra u arrestuan e burgosën, dhe u ndëshkuan e dënuan me shumë vite burgim të rëndë politikë. Ato nisën si protesta spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...