Lajme

Kurti takohet me Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 04 June 2024

Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk.

Takimi mes tyre ka ndodhur në Stamboll dhe Kurti thotë se nuk besonte se shkrimtari i njohur po e fton për darkë.

“Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar ndër të tjera i pari i qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera