Lajme

Kurti takohet me Lajçak, flasin për hapa konkret që çojnë përpara agjendën e përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 12 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot ne Antalia të Turqisë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë takim ka njoftuar Lajçak përmes një postimi në “Twitter” i cili tha se me Kurtin ka pasur një bisedë të dobishme rreth hapave konkret që duhet marrë me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçajk./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera