Kurti takohet me kryediplomaten finlandeze: Edhe Kosova ka qëllim NATO-n, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj agresiv
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 05 September 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim në objektin e Qeverisë, Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Kryeministri ka falënderuar kryediplomaten finlandeze për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, përfshirë këtu edhe përkrahjen në procesin e anëtarësimit në KiE dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit përmes KFOR-it.
Poashtu i pari i qeverisë e ka uruar atë për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, gjë që ka theksuar se ky është edhe një qëllim i Kosovës.
Njoftimi i ZKM-së:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në një takim bilateral, që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë.
Diskutimi gjatë takimit, në njërën anë u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë të bazuara në vlera dhe bindje të përbashkëta, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare pas themelimit të Odës Ekonomike Kosovë-Finlandë në vitin 2023 dhe Odës Ekonomike Nordike në vitin 2023, ndërkaq, në anën tjetër, në zhvillimet rajonale dhe në kontinent, nevojën për një BE dhe NATO sa më të fuqishme në dritën e invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.
Kryeministri shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke përfshirë këtu përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR dhe misionin e BE-së, EULEX, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik në vend përmes agjencisë zhvillimore të saj, FINNIDA.
“Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja”, u shpreh kryeministri.
Ai e uroi ministren Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, duke theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë dhe aleancë veri-atlantike është po ashtu qëllim i Republikës së Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale.
Kryeministri Kurti dhe ministrja Valtonen gjithashtu biseduan edhe për diasporën tonë në Finlandë dhe për potencialin që ajo ka për të luajtur një rol edhe më të madh në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona.
Të tjera
-
Kurti do më shumë vota se në vitin 2021: Rezultati duhet të përsëritet e të tejkalohet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhj...
-
Aksidentohet rëndë një veturë taksie në Ulpianë, nuk dihet se a ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Ulpiana”. Sip...
-
LDK pretendon se sekretari i saj në Podujevë u sulmua nga bashkëpunëtori i Bulliqit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari ...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump
Zyrtarët e fushatës së Donald Trump të dielën thanë se ish-presidenti Donald ...
-
Ish-studenti i UP-së pranohet si asistent mësimor dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë
Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fak...
-
Pamje të rënda kur qytetari u gọdit nga vetura në Istog sapo doli nga kafeteria
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është...
-
Vetëvendosje tubon gratë, Kurti u flet për barazi, Albulena Haxhiu ua kujton zgjedhjet: Ta ruajmë mbështetjen që kemi marrë
Në mbledhjen e organizatës Gratë për Vetëvendosje, të pranishëm ishin edh...
-
Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demok...
-
Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur
Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjy...
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...