Lajme

Kurti takohet me Gërvallën, Kusari-Lilën e Pecin: Për zgjedhje flasim vetëm kur ka harmonizim të plotë të opozitës

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 15 May 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar në një darkë pune bashkëdrejtuesit e Partisë GUXO, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, e po ashtu edhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari – Lilën.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se është folur për agjendën legjislative dhe për kërkesat dhe qëndrimet e opozitës lidhur me çështjen e zgjedhjeve.

“Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend. Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kurti la të nënkuptohet se do ta vazhdojë koalicionin qeverisës me Partinë GUXO dhe Alternativën e Kusari-Lilës.

“Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike”, thuhet në njoftim.

Të hënën, Kurti është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ndërsa në takim nuk i shkuan kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera