Kurti takohet me gazetarët, s’i lejon ta kryejnë punën

Autori: Gazeta inFokus
20:54 | 29 December 2022
Organizuan pritjen për gazetarët me rastin e festave të fund-vitit. Por puna e tyre u pamundësua nga vetë nikoqirët e këtij organizimi, krerët e ekzekutivit të Kosovës.
Kamerat dhe mikrofonat nuk u lejuan të ndizen, ndonëse numri i punonjësve të mediave në një vend s’ishte asnjëherë më i lartë.
Ata që s’ishin aty, morën një falënderim nga kryeministri.
“Në veçanti, më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit, duke raportuar”, tha Kurti.
Duke mos pranuar pyetje, tregoi edhe një herë se çka e karakterizoi vitin e parë kalendarik që ky udhëhoqi si shef qeverie.
Më pas kreu i ekzekutivit vazhdoi dhe bisedoi me secilin gazetar nga çdo media në vend.
Por kjo nuk e ndryshon faktin se që nga marrja e detyrës në prill të vitit 2021, shkoi për intervistë në vetëm dy televizione.
Teksa paraqitja e tij e fundit para mediave në Kosovë ishte para tre muajsh, për dallim nga mediat e rajonit apo ndërkombëtare, në të cilat shkon shumë shpesh.
*Pamjet janë xhiruar me telefon

Të tjera
-
Adriatik Kelmendi përmend punësimet familjare në qeverinë Kurti- “O, pak po ia bëni këtij populli!”
Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, k...
-
Kryeshefja e Pallatit të Rinisë jep dorëheqje: Po i jap hapësirë ideve dhe energjive të reja
Kryeshefja e ndërmarrjes publike Pallati i Rinisë, Mrika Gashi, ka njoftuar s...
-
U tha se Duda Balje u pa në Shkup afër selisë së Izet Mexhitit – reagon me ironi: Jo te Izeti, por te Ismeti
Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një ...
-
“Vështirë të gjendet komunë me kaq investime”, Kurti shkon në Llap dhe e kandidon për mandat të dytë Bulliqin
Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të ...
-
Kadrijaj: Ndoshta gjykata duhet ta precizojë një afat kohor për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kë...
-
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin evropian që mendon se Putini do të sulmojë më pas
Vladimir Putin do të pushtojë një vend të NATO-s nëse ka sukses në Ukrainë, u...
-
Lushtaku kujton Kiçinën e Halilajn: I qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Ra...
-
Cakolli: VV mban barrën kryesore të krizës aktuale, por as opozita nuk është pa përgjegjësi
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklar...
-
Ehat Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesa...
-
Aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit të dyshuar për pazarllëqe me lëndë në emër të gjykatësve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokates Shemsije ...
-
Shpër*thim në një fabrikë arm*ësh në Serbi, lëndohen disa persona
Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesi...
-
Kush mori licencë tjetër përveç kompanisë së Luan Dalipit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë të martën ka marrë dy vendime që kanë të bj...