Kurti takohet me eurodeputetin spanjoll, merr mbështetje për heqjen e vizave
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 15 March 2023
Takimin e radhës në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh Kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.
Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi.
Duke folur për dyvjeçarin e qeverisjes, Kryeministri Kurti, krahas vlerësimeve të brendshme, iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian, të cilat po dëshmojnë përmirësimet dhe përparimet në rrafshin ekonomik dhe demokratik të vendit. Raporti i BE-së për Vendin i vitit të kaluar ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën. Sipas Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project) Kosova për të dytin vit radhazi, renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit, ndërkaq në vitin 2022 u rendit e dyta në botë për nga përmirësimi vjetor. Ndërkohë që javë e kaluar raporti për këtë vit i Freedom House renditi Kosovën të parën në Ballkan, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë për nga përmirësimi në të drejtat politike dhe liritë civile, në një kohë që për të 17-tin vit me radhë liritë në nivel global kanë pësuar rënie.
Eurodeputeti Aguilar shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe për konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ashtu që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Në këtë takim, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe dy këshilltarët e zëvendëskryeministrit të Parë, Fatmir Curri dhe Sebastien Gricourt.
Të tjera
-
BE në kërkim të opsioneve për dialogun, pas largimit të Lajçakut
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normali...
-
Biden arrin në Paris, ambasada amerikane atje e quan Francën aleatin më të vjetër të saj
Presidenti amerikan Joe Biden ka zbarkuar në Paris ku do të kalojë pesë ditët...
-
Policët kosovarë kërcënohen nga një serb në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë dhe kanosjes ...
-
Abazi publikon dokumentin, thotë se qeveria Kurti me 2021 nënshkroi kontratë mbi 500 mijë euro me kompaninë që lidhet me Radoiçiqin
Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij më 2021 është n...
-
Raporti i OSBE-së: Ka mungesë të besimit për sistemin gjyqësor
Aty janë analizuar 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit që Misio...
-
Afë 2 mijë gjoba të shqiptuara nga policia vetëm dje në Kosovë
1,941 është numrini gjobave që ka shqiptuar dje policia e Kosovës për shkelës...
-
Përmbytjet katastrofike në Gjermani/ Danubi arrin nivelin e ujit në 10 metra, 5 persona të vdekur
Ujërat e përmbytjeve po vazhdojnë të rriten në pjesë të Gjermanisë jugore dhe...
-
Policia, FSK-ja dhe zjarrfikësit ushtrojnë në afërsi të aeroportit
Sot, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë dhe zjarrfikësit e kanë zhvilluar nj...
-
Rizvanolli takon zyrtarin evropian të Energjisë, flasin për gjendjen me rrymë në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit...
-
Dëshmitari Bytyçi: Dje prokurori me shqetësoi me disa informacione të paverifikuara që kanë dal në media
Nuhi Bytyçi edhe ditën e sotme po e vazhdon me dhënien e dëshmisë në çështjen...
-
Vidhen një shumë e konsiderueshme e parave brenda një veture në Leposaviq
Një burrë ka raportuar në polici se nga vetura e tij janë vjedhur një shumë e...
-
Zhduket një grua nga Peja
Një grua nga Peja është zhdukur. Sipas policisë ajo kishte dalur nga shtëp...